Zbulohet dobësia më e madhe e Real Madridit në derbin e Madridit – nuk janë lëndimet

05.02.2024

Real Madridi u ndal me barazim 1-1 në derbin e Madridit ndaj Atleticos mbrëmjen e së dileës, por kjo u pa më shumë si një ‘humbje’ për madrilenët për mënyrën se si e pësuan golin në çastet e fundit të ndeshjes.

Zbulohet dobësia më e madhe e Real Madridit në derbin e Madridit – nuk janë lëndimet Foto: Ilustrim

Carlo Ancelotti u detyrua që të bëjë një ndryshim të hershëm në formacionin startues pasi Vinicius pësoi një lëndim gjatë nxemjeve. Italiani me shumë zgjuarsi zgjodhi Brahim Diaz i cili mund të ofronte më shumë në fazën defanzive se sa Joselu.

Madje, ishte Brahim ai i cili shënoi për t’i dhënë avantazhin Real Madridit pas pjesës së parë të këtij takimi.

Fatkeqësisht, ata nuk arritën që ta zgjerojnë epërsinë e tyre, duke humbur disa raste të mira shënimi në pjesën e dytë.

Ancelotti zëvendësoi Brahim Diazin në minutën e 71-të duke futur në lojë në vend të tij Joselun, vendim ky që i lejoi Atleticos që të sulmonte më shpesh Realin pasi Brahim nuk ishte më aty për të lënduar mbrojtjen e tyre.

Ndoshta një vendim edhe më i keq se sa largimi i Brahim ishte largimi i Bellingham për Dani Ceballos teksa kishin mbetur vetëm edhe dy minuta pa përfunduar koha e rregullt.

Largimi i anglezit bëri që Real Madridi të humbasë shumë nga kreativiteti në këtë ndeshje, duke qenë ‘pa ide’ sa herë që avanconin në fazën e sulmit. Në anën tjetër Ceballos për aq minuta sa luajti praktikisht nuk ndihmoi asgjë.

Mbrojtja ‘e hekurt’ e vendasve në fund eventualisht u thye, teksa Marcos Llorente shënoi lehtësisht me kokë në çastet e fundit të takimit pas një mosmarrëveshje mes Nachos dhe Carvajal brenda zonës./Telegrafi/