Zbulohen pamjet, topi kishte kaluar 100% vijën – Barcelonës iu mohua një gol i pastër ndaj Realit

22.04.2024

Barcelonës duket se iu është anuluar padrejtësisht një gol në humbjen e mbrëmshme 3-2 ndaj Real Madridit.

Zbulohen pamjet, topi kishte kaluar 100% vijën – Barcelonës iu mohua një gol i pastër ndaj Realit Foto: Ilustrim

Real Madridi triumfoi në fund të ndeshjes falë një goli nga Jude Bellingham, por momenti më i diskutuar i derbit ishte goditja e Lamine Yamal në minutën e 28-të dhe pritja e Andriy Lunin, shkruan Sinjali Sporti.

Në mungesë të teknologjisë së vijës së golit, VAR-i nuk kishte pamje të qartë se a ishte apo jo gol për Barcelonën, kësisoj ata vendosën që të mos e numëronin si një gol.

Sidoqoftë, nga pamjet e publikuara së fundmi të ArchivoVar në Twitter, ku është analizuar në terësi situata, del të jetë se topi kishte kaluar 100% vijën dhe se goli duhej pranuar.

Pas ndeshjes, portieri i Barcelonës, Andre Ter-Stegen ishte tejet i frustruar me këtë, duke akuzuar indirekt Federatën Spanjolle për mos-implementimin e teknologjisë në vijën e portës.

Ter Stegen e quajti një “turp për botën e futbollit”, faktin që nuk ekziston teknologjia e vijës së golit në kampionatin spanjoll.

“Është turp për botën e futbollit. Nuk ka teknologji të vijës së golit, pse? Ka shumë para në këtë industri, por me sa duket jo për gjënë më të rëndësishme. Është vetëm një turp”, deklaroi ai.