Xavi miraton transferimin e mesfushorit argjentinas te Barça

13.05.2024

Barcelona duket se është afër të nënshkruaj me mesfushorin argjentinas të Real Betisit.

Xavi miraton transferimin e mesfushorit argjentinas te Barça Foto: Ilustrim

Bëhet fjalë për mesfushorin, Guido Rodriguez, i cili është një nga lojtarët kryesorë te Betis.

Xavi, ka kontaktuar dhe me drejtorin sportiv Decon, i cili ka thënë se mund të jetë një zgjidhje e mirë dhe lojtar që mund të jetë i nevojshëm për Barçën sezonin e ardhshëm.

Marrëveshja pritet të jetë për 2 vjet, ku mes palëve pritet vetëm nënshkrimi.

Barcelona, këtë sezon do e përfundoj pa trofe pasi që është eliminuar nga të gjitha garat dhe aktualisht gjendet në pozitën e 3-të në La Liga me 73 pikë.