Superliga me katër super-ndeshje, vëmendja në Suharekë

28.02.2020

Kjo fundjavë do të sjellë ndeshje shumë interesante në Superligën e Kosovës në basketboll, ku secili takim është më interesant se tjetri. Xhiroja e 26-të do të hapet me duelin Trepça-Feronikeli, dy skuadra që kanë si synim mbetjen në elitë. Të dy skuadrat kanë nga 27 pikë apo pesë fitore dhe 17 humbje, duke u […]

Superliga me katër super-ndeshje, vëmendja në Suharekë

Kjo fundjavë do të sjellë ndeshje shumë interesante në Superligën e Kosovës në basketboll, ku secili takim është më interesant se tjetri.

Xhiroja e 26-të do të hapet me duelin Trepça-Feronikeli, dy skuadra që kanë si synim mbetjen në elitë. Të dy skuadrat kanë nga 27 pikë apo pesë fitore dhe 17 humbje, duke u renditur në vendin e shtatë, përkatësisht të tetë, andaj pritet një sfidë shumë interesante.

Të shtunën në mbrëmje ballafaqohen dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës, Bashkimi dhe Sigal Prishtina. Bardhekaltrit janë liderë me 39 pikë, derisa prizrenasit ndodhen në vendin e gjashtë me katër pikë më pak.

Të dielën është super ndeshja ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës, dy skuadra që u ballafaquan edhe në finale të Kupës, ku triumfuan pejanët. Skuadra therandase ndodhet në vendin e tretë me 38 pikë, derisa ajo pejane renditet në vendin e pestë me 35 pikë.

Takimi i fundit është ndërmjet Rahovecit dhe Ponte Prizrenit, dy skuadra që ndodhen në top-4. Vreshtarët renditen në vendin e dytë me 38 pikë, një më pak se liderja Prishtina, kurse skuadra prizrenase është në vendin e katërt me dy pikë më pak. Lipjani pushon në këtë xhiro.

Superliga – Java 26

E shtunë

17:00 Trepça-Feronikeli

19:00 Bashkimi-Sigal Prishtina

E diel

17:00 Golden Eagle Ylli-Peja

19:00 Rahoveci-Ponte Prizreni

Etiketat