Reali kërkon përmbysjen historike ndaj Arsenalit – ja formacionet zyrtare

16.04.2025

Mbrëmja e sotme do të mbyllë fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, me dy ndeshjet e fundit që do të përcaktojnë edhe skuadrat e fundit që do të kalojnë në gjysmëfinale.

Reali kërkon përmbysjen historike ndaj Arsenalit – ja formacionet zyrtare

Vëmendja kryesore është në “Santiago Bernabeu”, ku Real Madridi do të jetë nikoqir i Arsenalit. Ndeshja nis nga ora 21:00, dhe pritet të jetë një përballje dramatike, me madrilenët që synojnë përmbysjen e madhe pas disfatës 3-0 në ndeshjen e parë.

Trajneri Carlo Ancelotti ka vendosur të luajë me formacionin më të mirë të mundshëm, duke hedhur në fushë të gjithë yjet e skuadrës. Nga ana tjetër, edhe pse me epërsi të konsiderueshme, trajneri i Arsenalit, Mikael Arteta, ka vendosur të mos e mbyllë lojën, duke zgjedhur një formacion të hapur sulmues.

Formacioni zyrtar i Real Madridit: Courtois, Vasquez, Asencio, Rudiger, Alaba, Valverde, Tchouameni, Bellingham, Rodrigo, Vinicius, Mbappe.

Formacioni zyrtar i Arsenalit: Raya, Timber, Saliba, Kiwior, Lewis-Skelly, Odegaard, Partey, Rice, Saka, Martinelli, Merino.

Tifozët presin një natë spektakolare futbolli, ndërsa mbetet të shihet nëse Real Madridi do të arrijë të realizojë mrekullinë në “Bernabeu”.

Etiketat

Ofertat e fundit