Pikat e shitjes dhe çmimi i biletave për finalen e Kupës së Kosovës, Golden Eagle Ylli – Peja

14.02.2020

Këshilli organizativ i FINAL 8 ka pranuar kërkesa të shumta për bileta nga dyja klubet finaliste të këtij edicioni KB Peja dhe KB Golden Eagle Ylli. Dhe për këtë shkak është zhvilluar edhe një takim me përfaqësuesit e FBK-së dhe me ata të Policisë së Kosovës, ndërsa është vendosur që skuadrave pjesëmarrëse tu ndahen propocionalisht […]

Pikat e shitjes dhe çmimi i biletave për finalen e Kupës së Kosovës, Golden Eagle Ylli – Peja Foto: Xhebrailat - K.B. Golden Eagle Ylli

Këshilli organizativ i FINAL 8 ka pranuar kërkesa të shumta për bileta nga dyja klubet finaliste të këtij edicioni KB Peja dhe KB Golden Eagle Ylli.

Dhe për këtë shkak është zhvilluar edhe një takim me përfaqësuesit e FBK-së dhe me ata të Policisë së Kosovës, ndërsa është vendosur që skuadrave pjesëmarrëse tu ndahen propocionalisht biletat.

Me këtë rast 35% të biletave një pjesë e perendimit dhe tribuna jugore do t’i takojnë Pejës ndërsa 35 % një pjesë e perendimit dhe tribuna veriore do t’i takojnë Golden Eagle Yllit, derisa 30 % tribuna e lindjes organizatorit në këtë rast Rahovecit.

Biletat e skuadrave finalsite do të shiten në qytetet e tyre në këtë rast Pejë dhe Suharekë, ndërsa biletat e tribunës lindore do të shiten në Rahovec në dyqanin zyrtar dhe ato pritet të dalin në shitje gjatë ditës, raporton topsporti

Çmimi i biletës për dy ndeshjet finale atë të femrave dhe meshkujve është 3 euro, bileta VIP 10 euro.