Klopp: Nëse Man Utd bën të njëjtën lojë sikur ndaj nesh, Arsenali do t’i mposhtë ata

08.04.2024

Jurgen Klopp ka dhënë një deklaratë interesante dje pas barazimit 2-2 të Liverpoolit ndaj Manchester United.

Klopp: Nëse Man Utd bën të njëjtën lojë sikur ndaj nesh, Arsenali do t’i mposhtë ata Foto: Ilustrim

Liverpool bëri një hap fals me këtë barazim, duke e humbur kreun e tabelës, me Arsenalin që tashmë ndodhet si lider, ndonëse me pikë të njëjta me Reds, por me golaverazh më të mirë, shkruan Sinjali Sporti.

Pas ndeshjes, tekniku gjerman u pyet për duelin që do të zhvillohet në vazhdim mes Manchester United dhe Arsenalit, ku skuadra e Ten Hag do ta mirëpresë në Old Trafford skuadrën e Mikel Artetas.

Klopp u shpreh se nëse Manchester United zhvillon një lojë siç zhvilluan kundër tyre, atëherë ai është i bindur se Arsenali do të triumfojë.

“Arsenali është një ekip i mirë futbolli. Nëse Man United luan si sot, Arsenali do ta fitojë ndeshjen. Jam 100% i sigurt për këtë”, deklaroi ai.