Enrique e parasheh të vështirë ndeshjen me Lorient

24.04.2024

Trajneri i Paris St-Germain, Luis Enrique, e ka paraparë të vështirë ndeshjen e ardhshme me Lorient në Ligue 1.

Enrique e parasheh të vështirë ndeshjen me Lorient Foto: Ilustrim

Paris St-Germain mund të sigurojë titullin e tretë radhazi në Ligue 1 të mërkurën nëse mposht Lorient dhe Monaco që gjendet në vendin e dytë dështon ta mposhtë Lille. 


“Kur je në fund të tabelës, nuk ke shumë për të humbur. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë”, u ka thënë Enrique gazetarëve të martën.


Enrique edhe një herë ka refuzuar të komentojë mbi të ardhmen e Kylian Mbappe, golashënuesit më të mirë në Ligue 1 për pesë sezonet e fundit.


“Kur Kylian të flasë, do ta bëjë të njëjtën gjë”, ka thënë Enrique.