Dyshja e KB Yllit ftohen në Kombëtare të Kosovës për ndeshjet para-kualifikuese për Botërorin 2023
Është publikuar lista e gjerë e basketbollistëve të Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet para kualifikuese për Botërorin e vitit 2023. Në një konferencë për media, ku është bërë edhe prezantimi i trajnerit Christos Marmarinos, është publikuar lista me lojtarët e ftuar. Sipas kësaj liste, shihet se nga Kombëtarja e Kosovës janë ftuar edhe dyshja […]
Është publikuar lista e gjerë e basketbollistëve të Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet para kualifikuese për Botërorin e vitit 2023.
Në një konferencë për media, ku është bërë edhe prezantimi i trajnerit Christos Marmarinos, është publikuar lista me lojtarët e ftuar.
Sipas kësaj liste, shihet se nga Kombëtarja e Kosovës janë ftuar edhe dyshja fantastik e KB Golden Eagle Yllit, Samir Zekiqi dhe Valon Bunjaku.
Kosova gjatë muajit shkurt zhvillon dy ndeshje para kualifikuese.
Më 20 shkurt, në Prishtinë do të vijë Islanda, ndërsa më 23 shkurt, ‘Dardanët’ do të jenë mysafir të Kombëtares së Luksemburgut.