Dita e Kosovës: Dardanët luajnë në udhëtim te Azerbajxhani

25.02.2024

Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvilloj ndeshjen e dytë në kuadër të parakualifikimeve evropiane për FIBA Kupën e Botës 2027.

Dita e Kosovës: Dardanët luajnë në udhëtim te Azerbajxhani Foto: Ilustrim

Dardanët e nisën mirë, pasi të enjten fituan me tetë pikë epërsi ndaj Irlandës në Prishtinë.

Ndërkohë ditën e sotme të besuarit e Rami Hadar do të përballen në udhëtim me Përfaqësuesen e Azerbajxhanit.

Basketbollistët e Kosovës të shtunën mbrëma kanë mbajtur stërvitje në Baku të Azerbajxhanit.

Stërvitja ka shkuar sipas planit dhe nuk ka lëndime, para sfidës që do të zhvillohet të dielën.

12-shja nuk ka ndryshuar nga ndeshja me Irlandën dhe atmosfera në ekipin e Kosovës është shumë e mirë.

Sfida mes Azerbajxhanit dhe Kosovës do të zhvillohet me fillim nga ora 11:00 në kohën tonë lokale.