Bunjaku i KB Yllit shpallet basketbollisti i muajit janar në Superligën e Kosovës

04.02.2020

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka shpallur basketollistin e muajit janar në Superligën e Kosovës. Sipas votave të tifozëve kosovar në FBK është bërë e ditur se basketbollisti i muajit janar është fundori i KB Golden Eagle Yllit, Valon Bunjaku. Bunjaku i KB Ylli muajin që lamë pas ka shkëlqyer duke treguar formë të […]

Bunjaku i KB Yllit shpallet basketbollisti i muajit janar në Superligën e Kosovës Foto: KB Golden Eagle Ylli - Rexh Gashi

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka shpallur basketollistin e muajit janar në Superligën e Kosovës.

Sipas votave të tifozëve kosovar në FBK është bërë e ditur se basketbollisti i muajit janar është fundori i KB Golden Eagle Yllit, Valon Bunjaku.

Bunjaku i KB Ylli muajin që lamë pas ka shkëlqyer duke treguar formë të lartë në paraqitjet e tij tek klubi suharekas.

“Valon Bunjaku është shpallur Lojtari i Muajit Janar në votimin e tifozëve në faqen zyrtare në Facebook. Garat do të vazhdojnë edhe në muajt e ardhshëm, ku në garë do të jenë basketbollistët që zgjedhen MVP të javës”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Ndryshe Bunjaku ka qenë edhe reprezentues i Kosovës në disa takime miqësore por edhe kualifikuese.