Bunjaku i Golden Eagle Yllit top-shënuesi i javës së 26-të

02.03.2020

Xhiroja e 26-të e Superligës së Kosovës në basketboll ka dhuruar ndeshje shumë interesante. Derbi i kësaj jave u zhvillua në Suharekë ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës, që përfundoi 77:84 për pejanët. Më i merituari për këtë fitore padyshim ishte Nigel Johnson me 35 pikë, tetë kërcime dhe shtatë asistime. Kjo bëri që Johnson […]

Bunjaku i Golden Eagle Yllit top-shënuesi i javës së 26-të Foto: Ilustrim

Xhiroja e 26-të e Superligës së Kosovës në basketboll ka dhuruar ndeshje shumë interesante.

Derbi i kësaj jave u zhvillua në Suharekë ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës, që përfundoi 77:84 për pejanët.

Më i merituari për këtë fitore padyshim ishte Nigel Johnson me 35 pikë, tetë kërcime dhe shtatë asistime. Kjo bëri që Johnson të jetë basketbollisti më i mirë i javës së 26-të.

Ndërkohë, top-shënuesit më të mirë të kësaj jave janë: Nigel Johnson i Pejës me 35 pikë, Valon Bunjaku i Golden Eagle Yllit me 29 pikë, DJ Hanes i Trepçës me 23, Anthony Goods i Sigal Prishtinës me 22 dhe Terik Bridgeman i Bashkimit me 22.