Suharekë, burri sulmoi fizikisht gruan e tij, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje
- 22.06.2022
- 0 komente
Një rast i dhunës në familje është raportuar në stacionin policor në Suharekë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare, bashkëshortes së tij.
Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 20:00 në Suharekë.
Po ashtu, nga policia kanë njoftuar se viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“DHUNË NË FAMILJE / Suharekë 21.06.2022-20:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare- bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
KOMENTE0
Leave a Reply