Shqetësuese, gjatë shtatorit humbën jetën 11 persona në aksidente trafiku
Gjatë muajve të fundit në Kosovë kemi rritje të numrit të aksidenteve të trafikut, ku fatkeqësisht disa prej tyre po përfundojnë edhe me fatalitet. Përmes një njoftimi, policia bën thirrje tek qytetarët për kujdes dhe respektim të rregullave në trafik pasi që shpejtësia vret. Vetëm gjatë muajit që lamë pas, në shtator në Republikën e […]
Gjatë muajve të fundit në Kosovë kemi rritje të numrit të aksidenteve të trafikut, ku fatkeqësisht disa prej tyre po përfundojnë edhe me fatalitet.
Përmes një njoftimi, policia bën thirrje tek qytetarët për kujdes dhe respektim të rregullave në trafik pasi që shpejtësia vret.
Vetëm gjatë muajit që lamë pas, në shtator në Republikën e Kosovës kanë humbur jetën 11 persona në aksidente të trafikut.
Prej 11 personave që kanë humbur jetën në aksidente trafiku në Kosovë, prej tyre 5 kanë qenë shofer, një motoçiklist dhe 5 këmbësorë.
Po ashtu, Policia e Kosovës ka dhënë disa këshilla për këmbësorët, ku edhe ka bërë apel që të respektohen ato:
1. Mos mbaj kufje gjatë kalimit të rrugës;
2. Kurrë mos kalo rrugën duke vrapuar;
3. Qëndro i vëmendshëm gjatë kalimit të rrugës;
4. Sigrohu që shoferi të ka vërejtur pa filluar kalimin e rrugës;
5. Gjatë natës përdor veshje me sinjal reflektues;
6. Shiko në të gjitha anët derisa kalon rrugën.
