Rrihen mes vete 5 persona në Suharekë, lëndohet njëri
Në mbrëmjen e së premtës 5 persona janë dërguar në stacionin policor në Suharekë. Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se mbrëmë rreth orës 19:35 pas një mosmarrveshje pesë persona janë përleshur mes vete. Tutje bëhet e ditur se njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore i cili pastaj është dërguar për […]
Në mbrëmjen e së premtës 5 persona janë dërguar në stacionin policor në Suharekë.
Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se mbrëmë rreth orës 19:35 pas një mosmarrveshje pesë persona janë përleshur mes vete.
Tutje bëhet e ditur se njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore i cili pastaj është dërguar për tretman mjeksor dhe më pas është liruar për në shtëpi.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.
Rastet e përleshjeve në Suharekë kohëve të fundit duket se janë shtuar, kujtojmë se edhe gjatë ditës së martë janë përleshur 6 persona ku si pasojë ishin lënduar 4 prej tyre të cilët kishin pranuar tretmanin mjeksor./SuharekaOnline/