Prostitucioni sfidë për institucionet e Kosovës, 5 të dyshuar arrestohen në Prizren

03.12.2022

Arrestimi i dhjetëra të rinjve e të moshuarve për marrje me prostitucion po dëshmon se ky fenomen po vazhdon të jetë mjaft shqetësues dhe një sfidë për institucionet në Kosovë. Shumë raste të tilla janë zbuluar kohëve të fundit në qytete të ndryshme, por më shumë ka pasur në Prizren, ku të dyshuarit në shumicën […]

Prostitucioni sfidë për institucionet e Kosovës, 5 të dyshuar arrestohen në Prizren Foto: Criminal in handcuffs

Arrestimi i dhjetëra të rinjve e të moshuarve për marrje me prostitucion po dëshmon se ky fenomen po vazhdon të jetë mjaft shqetësues dhe një sfidë për institucionet në Kosovë.

Shumë raste të tilla janë zbuluar kohëve të fundit në qytete të ndryshme, por më shumë ka pasur në Prizren, ku të dyshuarit në shumicën e rasteve kanë qenë edhe nga Shqipëria.

Për një rast të tillë që ka ndodhur po ashtu në Prizren, Policia ka kapur pesë persona, të cilët janë arrestuar gjatë ditës së djeshme, pas një hetimi të zhvilluar nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovë ku edhe është inicuar si “marrje me prostitucion”.

MARRJE ME PROSTITUCIONPrizren 23.06.2022, 11:40. Lidhur me rastin janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftimin e policisë.