Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për 4 persona dhe ngrit një aktakuzë

17.06.2021

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 57 aktakuza kundër 64 personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 6 persona të dyshuar dhe janë paraqitur 2 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 5 personave. Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 […]

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për 4 persona dhe ngrit një aktakuzë Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 57 aktakuza kundër 64 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 6 persona të dyshuar dhe janë paraqitur 2 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 5 personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona për veprat penale “Fajdeja”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit”, “Mashtrimi” dhe “Detyrimi”.Ndërsa, nga kjo Prokurori është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore Prizren
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur pranë Gjykatës Themelore në Prizren, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, pasi të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprat penale “Fajdeja”, “Detyrimi, “Dhënia e ryshfetit”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Mashtrimi” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, në Departamentin e Përgjithshëm, është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.