Policia e Suharekës për dy javë shqiptoi 342 tiketa trafiku

19.07.2023

Në Komunën e Suharekës sot gjatë ditës së mërkurë është mbajtur takimi i sigurisë lokale. Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka, njëherit kryesuese e këtij takimi, ka përmendur aktivitetet të cilat janë zhvilluar në dy javët e fundit, raporton SuharekaOnline. Ndërsa sa i përketë sigurisë në Komunën e Suharekës në fjalën e tij, shefi […]

Policia e Suharekës për dy javë shqiptoi 342 tiketa trafiku Foto: Ilustrim

Në Komunën e Suharekës sot gjatë ditës së mërkurë është mbajtur takimi i sigurisë lokale.

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka, njëherit kryesuese e këtij takimi, ka përmendur aktivitetet të cilat janë zhvilluar në dy javët e fundit, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa sa i përketë sigurisë në Komunën e Suharekës në fjalën e tij, shefi i hetimeve në Stacionin Policor në Suharekë, toger Vehbi Bytyçi ndër tjerash ka njoftuar për aksidentet dhe tiketat e trafikut.

Bytyçi ka bërë të ditur se gjatë këtyre dy jave që lam pas kanë ndodhur 5 aksidente trafiku, ndërsa janë shqiptuar 342 tiketa trafiku për kundërvajtje.