Përleshje fizike e të shtëna me armë zjarri, policia arreston dy persona në Suharekë

09.11.2022

Policia e Kosovës në Suharekë të martën ka arrestuar dy persona të dyshuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm. Policia ka bërë të ditur se dje rreth orës 17:26 kanë arrestuar dy persona të dyshuar pasi që personat në fjalë fillimisht kishin një mosmarrveshje dhe ishin përleshur fizikisht, shkruan SuharekaOnline. Poashtu, nga policia bëhet e […]

Përleshje fizike e të shtëna me armë zjarri, policia arreston dy persona në Suharekë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në Suharekë të martën ka arrestuar dy persona të dyshuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Policia ka bërë të ditur se dje rreth orës 17:26 kanë arrestuar dy persona të dyshuar pasi që personat në fjalë fillimisht kishin një mosmarrveshje dhe ishin përleshur fizikisht, shkruan SuharekaOnline.

Poashtu, nga policia bëhet e ditur se pas përleshjes njëri nga të dyshuarit ka shtënë në ajër me pistoletë.

Pistoleta me 14 fishekë dhe një gëzojë janë konfiskuar.

Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.