Për një muaj Gjykata e Suharekës publikoi 55 vendime gjyqësore

27.06.2023

Lëvizja FOL vazhdon të bëjë monitorimin e aktgjykimeve dhe aktvendimeve të publikuara në ueb faqen zyrtare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Të gjitha këto vendime të publikuara nga Gjykatat e Kosovës gjatë kësaj periudhe janë monitoruar një nga një sa i përket përmbushjes së kërkesave që përcaktohen me aktet nënligjore në fuqi. Gjatë muajit maj […]

Për një muaj Gjykata e Suharekës publikoi 55 vendime gjyqësore Foto: Gjykata Themelore e Prizrenit dega Suharekë / SuharekaOnline

Lëvizja FOL vazhdon të bëjë monitorimin e aktgjykimeve dhe aktvendimeve të publikuara në ueb faqen zyrtare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Të gjitha këto vendime të publikuara nga Gjykatat e Kosovës gjatë kësaj periudhe janë monitoruar një nga një sa i përket përmbushjes së kërkesave që përcaktohen me aktet nënligjore në fuqi.

Gjatë muajit maj gjykatat kanë publikuar 3681 vendime gjyqësore në ueb-faqen zyrtare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Numrin më të madh të vendimeve i ka publikuar Gjykata e Apelit, përkatësisht 560 vendime gjyqësore, për t’u pasuar nga Gjykata Komerciale me 489 vendime të publikuara gjatë kësaj periudhe.

Nga rezultatet e monitorimit të Lëvizjës FOL figuron se Gjykata Themelore në Prizren gjatë muajit maj 2023 ka publikuar gjithsej 456 aktgjykime.

Nga këto 456 aktgjykime, 55 janë publikuar nga Gjykata e Suharekës, ku prej tyre 36 ishin gjykime penale dhe 19 të tjera civile.