Goditi me veturë 4 këmbësor në Suharekë, prokuroria ndalon për 48 orë të dyshuarin

13.01.2023

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 35 aktakuza, kundër 45 personave për vepra të ndryshme penale, ka ndaluar për 48 orë 11 persona për vepra të ndryshme penale dhe parashtruar 9 kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj 9 personave për kryerje të veprave penale. Prokuroria Themelore […]

Goditi me veturë 4 këmbësor në Suharekë, prokuroria ndalon për 48 orë të dyshuarin Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 35 aktakuza, kundër 45 personave për vepra të ndryshme penale, ka ndaluar për 48 orë 11 persona për vepra të ndryshme penale dhe parashtruar 9 kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj 9 personave për kryerje të veprave penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre persona të dyshuar.

Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tri aktakuza kundër katër personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Po ashtu, nga ky departament është ndaluar një (1) person i dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.” thuhet në njoftimin e prokurorisë.