Brenda 24 ore, 42 aksidente e afër 1000 tiketa trafiku të shqiptuara
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së martë në vendin tonë kanë ndodhur 42 aksidente trafiku. Nga statistikat e policisë që përcjellë SuharekaOnline bëhet e ditur se nga 42 aksidente trafiku, 16 prej tyre kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 26 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale. Gjithashtu, Policia e Kosovës […]
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së martë në vendin tonë kanë ndodhur 42 aksidente trafiku.
Nga statistikat e policisë që përcjellë SuharekaOnline bëhet e ditur se nga 42 aksidente trafiku, 16 prej tyre kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 26 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.
Gjithashtu, Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar edhe 987 tiketa trafiku për të gjithë ngasesit të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në trafik.
Po ashtu gjatë kësaj kohe janë arrestuar 23 persona, ku 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 3 të tjerë janë në vuajtje të dënimit.