Axha i dehur ‘rrotë’ e rrah nipin në Mushtisht – i mituri lajmëron Policinë, por 40-vjeçari arratiset

18.06.2022

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se e gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit, kur 40-vjeçari ishte kthyer në gjendje të dehur në shtëpi, ku më pas ka goditur me shuplaka 16-vjeçarin. Në ngatërresë kishte ndërhyrë edhe vëllai i të dyshuarit, i cili në tentativë për të ndalur 40-vjeçarin, e kishte pësuar […]

Axha i dehur ‘rrotë’ e rrah nipin në Mushtisht – i mituri lajmëron Policinë, por 40-vjeçari arratiset Foto: Ilustrim

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se e gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit, kur 40-vjeçari ishte kthyer në gjendje të dehur në shtëpi, ku më pas ka goditur me shuplaka 16-vjeçarin.

Në ngatërresë kishte ndërhyrë edhe vëllai i të dyshuarit, i cili në tentativë për të ndalur 40-vjeçarin, e kishte pësuar edhe vetë, duke u sulmuar nga vëllai i tij.

Si pasojë e lëndimeve të marra, i mituri ka përfunduar në Emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë ku ka pranuar tretman mjekësor, ndërkohë rastin e ka denoncuar edhe në Polici.

Njësitet policore kanë intervistuar dy personat që e pësuan nga sulmi i të dyshuarit, teksa janë vënë në kërkim të 40-vjeçarit i cili u largua nga shtëpia menjëherë pas ngjarjes.

Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.