Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova” në hyrje të Suharekës

27.04.2022

Një aksident rreth orës 08:40 ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” në Suharekë. Në këtë aksident raportohet të jenë përfshirë dy vetura, ku njëra shihet se është rrokullisur. Fatmirësisht nuk raportohet për të vdekur, por dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Në vendngjarje shihet se kanë arritur zjarrfikësit, Policia e Kosovës dhe ndihma e shpejtë. […]

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova” në hyrje të Suharekës Foto: Ilustrim

Një aksident rreth orës 08:40 ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” në Suharekë.

Në këtë aksident raportohet të jenë përfshirë dy vetura, ku njëra shihet se është rrokullisur.

Fatmirësisht nuk raportohet për të vdekur, por dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Në vendngjarje shihet se kanë arritur zjarrfikësit, Policia e Kosovës dhe ndihma e shpejtë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani.

“Rreth orës 08:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, segmentin Suharekë -Duhel në kilometrin e 33-të. Njësia policore nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit dyshohet se dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor”, tha ai.