55 aksidente trafiku, policia brenda 24 orëve të fundit shqipton mbi 1,500 tiketa

06.12.2022

Java e dytë e dhjetorit ka filluar me raportime të rasteve të ndryshme në Policinë e Kosovës e cila çdoherë është në shërbimin e qytetarëve të vendit. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raporti i policisë dërguar mediave. Në këtë raport ndër tjerash bëhet i ditur edhe numri i aksidenteve dhe tiketave […]

55 aksidente trafiku, policia brenda 24 orëve të fundit shqipton mbi 1,500 tiketa Foto: Ilustrim

Java e dytë e dhjetorit ka filluar me raportime të rasteve të ndryshme në Policinë e Kosovës e cila çdoherë është në shërbimin e qytetarëve të vendit.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raporti i policisë dërguar mediave.

Në këtë raport ndër tjerash bëhet i ditur edhe numri i aksidenteve dhe tiketave në trafik, raporton SuharekaOnline.

Gjatë ditës së hënë në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 55 aksidente trafiku.

Sipas raportit të policisë figuron se 18 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 37 të tjera me dëme materiale.

Poashtu, gjatë 24 orëve të kaluara Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1514 tiketa trafiku për kundërvajtje.