Policia shqiptoi mbi një mijë e 900 gjoba në trafik brenda 24 orëve

13.04.2024

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1936 gjoba në trafik.

Policia shqiptoi mbi një mijë e 900 gjoba në trafik brenda 24 orëve Foto: Ilustrim

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 15 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 35 me dëme materiale.

Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 15 persona, ndërkaq 9 të tjerë janë dërguar në mbajtje.