24 persona të arrestuar gjatë ditës së premte, dy në Prizren

29.07.2023

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale. Gjatë ditës së premte Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 24 persona, shkruan SuharekaOnline. Poashtu, në 24 orëshin […]

24 persona të arrestuar gjatë ditës së premte, dy në Prizren Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale.

Gjatë ditës së premte Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 24 persona, shkruan SuharekaOnline.

Poashtu, në 24 orëshin e fundit policia njofton se 9 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje dhe katër të tjetër është dërguar në vuajtje të dënimit.

Raporti i policisë përmbanë edhe arsyet e arrestimeve të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se janë arrestuar dy persona të kërkuar janë arrestuar.

Rr. Haki Taha, Prizren 28.07.2023 – 10:00. Në bazëtë urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, është arrestuar i dyshuari-kërkuari  mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e paraburgimit në Hajvali, Prishtinë.” thuhet tutje në raportin e policisë.

PKK-Mutivodë 28.07.2023 – 18:00.  Në bazëtë urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë-dega Klinë, është arrestuar i dyshuari-kërkuari  mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e paraburgimit në Hajvali, Prishtinë.” thuhet tutje në raport.