Vazhdon fluksi i mërgimtarëve në kufij, pritjet deri në 4 orë për të dalë nga Kosova

21.08.2021

Në pikat e kalimit kufitar me Serbinë po vazhdojnë pritjet shumë orëshe të bashkatdhetarëve, që po kthehen nga pushimet në Kosovë. Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (përditësimi i orës 07:30), pritjet më të gjata regjistrohen në pikë-kalimin kufitar në Merdar, ku bashkatdhetarët po presin mbi 4 orë për ta kaluar kufirin me […]

Vazhdon fluksi i mërgimtarëve në kufij, pritjet deri në 4 orë për të dalë nga Kosova Foto: Ilustrim

Në pikat e kalimit kufitar me Serbinë po vazhdojnë pritjet shumë orëshe të bashkatdhetarëve, që po kthehen nga pushimet në Kosovë.

Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (përditësimi i orës 07:30), pritjet më të gjata regjistrohen në pikë-kalimin kufitar në Merdar, ku bashkatdhetarët po presin mbi 4 orë për ta kaluar kufirin me Serbinë, kurse kolona e automjeteve arrin deri në 2,3 km.

Situatë më e qetë del të jetë në pikë-kalimin te Dheu i Bardhë ku pritjet për dalje janë deri në 90 minuta.

Ndërsa në Mutivodë dhe Muçibabë deri në 80 minuta.