Votat e kandidatëve të Suharekës në tërë Kosovën, prin Salih Zyba me mbi 10 mijë vota

04.03.2021

Numërimi i votave për zgjedhjet e 14 shkurtit tashmë ka përfunduar, duke i përfshirë votat me kusht dhe ato të ardhura nga jashtë vendit përmes postës. Ndërsa, nga kandidatët për deputetë nga Suhareka, më i votuari është kandidati nga Lëvizja Vetëvendosje, Salih Zyba, i cili në tërë Kosovën ka arritur të grumbullojë 10 mijë e […]

Votat e kandidatëve të Suharekës në tërë Kosovën, prin Salih Zyba me mbi 10 mijë vota Foto: Ilustrim

Numërimi i votave për zgjedhjet e 14 shkurtit tashmë ka përfunduar, duke i përfshirë votat me kusht dhe ato të ardhura nga jashtë vendit përmes postës.

Ndërsa, nga kandidatët për deputetë nga Suhareka, më i votuari është kandidati nga Lëvizja Vetëvendosje, Salih Zyba, i cili në tërë Kosovën ka arritur të grumbullojë 10 mijë e 359 vota.

Ndërsa pas Zybës, më e votuara është kandidatja për deputete nga radhët e AAK-së, Albena Reshitaj, e cila ka arritur që të grumbullojë 5 mijë e 900 vota, pasuar nga Ardian Shala nga radhët e LDK-së, ku ka arritur të grumbullojë 5 mijë e 254 vota.

KandidatiVotat
Hysen Durmishi (LVV)5 217
Salih Zyba (LVV)10 359
Ardian Shala (LDK)5 254
Sali Asllanaj (LDK)4 737
Bulëza Kuçi (LDK)1 641
Shefket Kolgeci (LDK)3 216
Ramë Vataj (PDK)4 691
Sadik Halitjaha (PDK)3 118
Ruzhdi Kurtishaj (PDK)3 698
Florim Kryeziu (PDK)3 492
Albena Reshitaj (AAK)5 900
Mensur Selimaj (AAK)2 775
Albana Bytyqi (AAK)4 398
Bexhet Kuçi (AAK)3 460
Hamdi Bytyçi (AAK)4 025
Fatos Berisha (AAK)2 930