Vihet gurthemeli për ndërtimin e sallës sportive në Greikoc

30.05.2022

Gjatë ditës së sotme në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët (SHFMU) “Dëshmorët e Greikocit” në fshatin Greikoc është vënë gurthemeli për ndërtimin e sallës së re sportive. Në këtë ceremoni të vënjes së gurthemelit ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj. Kryetari Muharremaj ka thënë se ky investim i Komunës […]

Vihet gurthemeli për ndërtimin e sallës sportive në Greikoc Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së sotme në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët (SHFMU) “Dëshmorët e Greikocit” në fshatin Greikoc është vënë gurthemeli për ndërtimin e sallës së re sportive.

Në këtë ceremoni të vënjes së gurthemelit ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Kryetari Muharremaj ka thënë se ky investim i Komunës besojnë se do ti realizojë dëshirat e talentëve në sport dhe aktivitete tjera.