Vihet gurthemeli për ndërtimin e objektit të Handikos-it në Suharekë

24.03.2022

Objekti i ri i Handikos-it në Suharekë do të ndërtohet falë donacionit të kompanisë së njohur dhe të suksesshme EUROING. Kryetari Muharremaj kishte falënderuar donatorin duke thënë se humanizmi i ka themelet në Suharekë. Po ashtu, Muharremaj kishte thënë se u nënshkrua marrëveshja e mirëkuptimit e cila i jep drejtim kësaj vepre humane. Ndërkaq, sot […]

Vihet gurthemeli për ndërtimin e objektit të Handikos-it në Suharekë Foto: Ilustrim

Objekti i ri i Handikos-it në Suharekë do të ndërtohet falë donacionit të kompanisë së njohur dhe të suksesshme EUROING.

Kryetari Muharremaj kishte falënderuar donatorin duke thënë se humanizmi i ka themelet në Suharekë.

Po ashtu, Muharremaj kishte thënë se u nënshkrua marrëveshja e mirëkuptimit e cila i jep drejtim kësaj vepre humane.

Ndërkaq, sot ka nisur të vendoset gurthemeli për ndërtimin e objektit të Handikos në Suharekë.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur i pari i Suharekës përmes një video të publikuar në rrjetin social “Facebook”.

Kryetari i Komunës së bashku me bashkëpunëtorët e tij, kanë shkuar në ceremoninë e vënies së themelit të këtij objekti shumë të rëndësishëm që do t’i takoj personave me nevoja të veçanta.

Gjithashtu, Muharremaj në këtë video ka shkruar se i falënderohet gjithmonë për këtë donacion.

“Gurthemeli për ndërtimin e objektit të Handikos në Suharekë, donacion nga EUROING. Faleminderit gjithmonë”, ka shkruar Muharremaj.