Vendosën flamuj në dy rrethrrotullime të Suharekës

28.11.2022

Gjatë ditës së dielë në Shirokë të Suharekës në rrethrrotullimin i cili lidh rrugët Suharekë-Prizren dhe Suharekë Mushtisht është vendosur shtylla e cila aktualisht mbanë flamurin kombëtar. Ditë më parë SuharekaOnline kishte raportuar në lidhje me vendosjen e shtyllave të cilat do të mbajnë flamuj, në njëri nga rrethrrotullimet i cili ndodhet në Shirokë të […]

Vendosën flamuj në dy rrethrrotullime të Suharekës Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së dielë në Shirokë të Suharekës në rrethrrotullimin i cili lidh rrugët Suharekë-Prizren dhe Suharekë Mushtisht është vendosur shtylla e cila aktualisht mbanë flamurin kombëtar.

Ditë më parë SuharekaOnline kishte raportuar në lidhje me vendosjen e shtyllave të cilat do të mbajnë flamuj, në njëri nga rrethrrotullimet i cili ndodhet në Shirokë të Suharekës tashmë vetëm se valon flamuri kombëtar.

Poashtu edhe në rrethrrotullimin i cili lidh fshatrat Reshtan, Studençan Samadrexhë dhe Dobërdelan me Suharekën, i cili ndodhet në hyrje të autostradës është vendosur dhe për uruar shtylla e cila mbanë poashtu flamurin kombëtar.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se 4 rrethrrotullime po rregullohen si donacion nga Kompania Euroing me pronar Mefail Gashi, në vlerë 50 mijë euro.

Muharremaj poashtu ka njoftuar se 2 nga to u përuruan të dielën për nder të Festave e Nëntorit, ndërsa dy rrethrrotullime tjera përurohen me flamuj shtetëror më 17 shkurt 2023.