Ushtroi dhunë psiqike ndaj bashkëshortes, arrestohet qytetari nga Studençani

11.05.2021

Të hënën rreth orës 14:00 në stacionin policor në Suharekë është raportuar për një rast të dhunës në familje. Sipas burimeve të SuharekaOnline bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në fshatin Studençan ku është arrestuar një person për dhunë psiqike ndaj bashkëshortes. Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës ku sipas raportit është […]

Ushtroi dhunë psiqike ndaj bashkëshortes, arrestohet qytetari nga Studençani Foto: © Hallka Marketing Agency

Të hënën rreth orës 14:00 në stacionin policor në Suharekë është raportuar për një rast të dhunës në familje.

Sipas burimeve të SuharekaOnline bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në fshatin Studençan ku është arrestuar një person për dhunë psiqike ndaj bashkëshortes.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës ku sipas raportit është arrestuar i dyshuari  mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka ushtruar dhunë psiqike ndaj  bashkëshortes së tij viktimës femër kosovar.

Në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt, por i dyshuari për shkak se kishte pas urdhëresë të lëshuar nga gjykata është dërguar në vuajtje të dënimit.