Thyhet një shtëpi në Suharekë, vjedhen para dhe stoli ari

16.07.2021

Rastet e vjedhjeve në Kosovë pothuajse raportohen çdo ditë në polici, e një rast i tillë është raportuar gjatë ditës së enjte edhe në Policinë e Suharekës. Në bazë të raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë ditës së enjte rreth orës 21:50 është raportuar një vjedhje në Suharekë. Sipas ankuesit mashkull […]

Thyhet një shtëpi në Suharekë, vjedhen  para dhe stoli ari Foto: Ilustrim

Rastet e vjedhjeve në Kosovë pothuajse raportohen çdo ditë në polici, e një rast i tillë është raportuar gjatë ditës së enjte edhe në Policinë e Suharekës.

Në bazë të raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë ditës së enjte rreth orës 21:50 është raportuar një vjedhje në Suharekë.

Sipas ankuesit mashkull ka raportuar se nga shtëpia e tij nga persona ende të panjohur i janë vjedhur para të gatshme 1200 euro dhe një sasi e konsiderueshme stoli ari.

Rasti në fjalë nga policia është konsideruar si ”vjedhje e rëndë”.

Njësitë policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe se rasti është duke u hetuar.