Tenderi 5 milionësh për ndërtimin e spitalit në Prizren, antikorrupsioni mbyll rastin ndaj Blerim Kuçit

08.01.2021

Biznesi që sihte në pronë të ministrit në detyrë të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, në shtator të vitit 2020 ishte shpallur fitues i tenderit për ndërtimin e një spitali në Prizren. Kompania Hidroterm, e ka fituar këtë tender me vlerë rreth 5 milion euro për ndërtimin e spitalit ‘Nëna dhe fëmija’.  Gjatë kësaj periudhe janë […]

Tenderi 5 milionësh për ndërtimin e spitalit në Prizren, antikorrupsioni mbyll rastin ndaj Blerim Kuçit Foto: Ilustrim

Biznesi që sihte në pronë të ministrit në detyrë të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, në shtator të vitit 2020 ishte shpallur fitues i tenderit për ndërtimin e një spitali në Prizren.

Kompania Hidroterm, e ka fituar këtë tender me vlerë rreth 5 milion euro për ndërtimin e spitalit ‘Nëna dhe fëmija’. 

Gjatë kësaj periudhe janë shqyrtuar ankesat e operatorëve të tjerë dhe si përfundim është lënë fitues firma Hidroterm.  Në një deklaratë për mediat Ministri ka sqaruar pozicionin e tij ku thotë se tenderin nuk e ka fituar as kur ka qenë deputet dhe as Ministër.

Ligji për Konfliktin e Interesit në Kosovë  thotë se zyrtari mund t’i zotërojë në mënyrë pasive aksionet, por nuk mund të ushtrojë vetë asnjë veprim tjetër mbi këtë pronë.

E përmes një vendimi Agjencioni Kundër Korrupsionit në rastin e shqyrtuar nëse ka pasur konflikt interesi mes pozitës së Kuçit si ministër i Ekonomisë dhe Ambietit, me tenderin e fituar nga kompania “Hidroterm” në ndërtimin e spitalit “Nëna dhe Fëmija” të lëshuar më 24 dhjetor 2020, është vendosur që rasti të mbyllet për shkak se nuk ka prova që argumentojnë dyshimin e arsyeshëm për ekzistimin e situatës së mundshme të konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.

Procedura e tenderit ka zgjatur rreth 1 vit, pasi ka pasur shumë ankesa nga operatorët pjesëmarrës.  Pas shpalljes së fituesit kanë vijuar ankesat dhe lidhja e kontratës është bërë në muajin Tetor. Blerim Kuçi ka marrë detyrën e Ministrit qysh prej qershorit.