Sulmohet fizikisht një person në Suharekë, rasti duke u hetuar nga policia

01.12.2022

Kosova shpeshherë tronditet nga rastet e ndryshme të dhunës, vrasjeve, kërcënimeve, sulmeve fizike të cilat raportohen në Policinë e Kosovës. Gjatë ditës së mërkurë rreth orës 11:35 në Suharekë është sulmuar fizikisht një person i gjinisë mashkullore, raporton SuharekaOnline. Sipas deklaratës së viktimës në polici thuhet se i dyshuari është sulmuar fizikisht nga një grup […]

Sulmohet fizikisht një person në Suharekë, rasti duke u hetuar nga policia Foto: Ilustrim

Kosova shpeshherë tronditet nga rastet e ndryshme të dhunës, vrasjeve, kërcënimeve, sulmeve fizike të cilat raportohen në Policinë e Kosovës.

Gjatë ditës së mërkurë rreth orës 11:35 në Suharekë është sulmuar fizikisht një person i gjinisë mashkullore, raporton SuharekaOnline.

Sipas deklaratës së viktimës në polici thuhet se i dyshuari është sulmuar fizikisht nga një grup personash të panjohur për të.

SuharekaOnline mëson se viktimës si pasojë e sulmit fizik i është ofruar tretman mjekësor.

Ndërsa, nga Policia e Kosovës në Suharekë kanë bërë të ditur se rasti në fjalë është duke u hetuar.

Rasti është bërë i ditur edhe në raportin 24 orësh të policisë dërguar mediave.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR Suharekë 30.11.2022 – 11:35. Lëndime të lehta trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti është sulmuar fizikisht nga një grup personash të pa njohur për të. Viktimës i është ofruar tretman mjekësorë. Rasti është duke u hetuar.” thuhet në raport.