Suharekë, shqiptohen 631 gjoba, 105 prej tyre për mosrespektim të masave anti-COVID

19.08.2021

Është mbajtur takimi i radhës për siguri lokale në Komunën e Suharekës, ku kanë marrur pjesë nënkryetarja e Komunës, Mihrije Suka, komandanti i stacionit policor të Suharekës, kapiten Afrim Sylaj si dhe përfaqësues të KFOR-it. Në raportimin e tij komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, ka thënë se brenda dy jave në […]

Suharekë, shqiptohen 631 gjoba, 105 prej tyre për mosrespektim të masave anti-COVID Foto: © Hallka Marketing Agency

Është mbajtur takimi i radhës për siguri lokale në Komunën e Suharekës, ku kanë marrur pjesë nënkryetarja e Komunës, Mihrije Suka, komandanti i stacionit policor të Suharekës, kapiten Afrim Sylaj si dhe përfaqësues të KFOR-it.

Në raportimin e tij komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, ka thënë se brenda dy jave në Suharekë kanë ndodhur 24 aksidente trafiku.

Po ashtu, gjatë raportimit, Sylaj ka shtuar se brenda kësaj periudhe kohore kanë nodhur: 8 dëmtime prone, 8 lëndime të lehta trupore, 7 dhunë në familje, 1 pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës, 2 mos zbatim i urdhrave të personit zyrtar, 4 vjedhje, 1 kanosje, 4 raste të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, 2 raste të sulmit, 3 incidente të shpërthimit të zjarrit, 1 monedhë e falsifikuar, 2 vjedhje e pyllit dhe 1 posedim i paautorizuar i armës.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe për të cilën ka raportuar komandanti Afrim Sylaj, është bërë e ditur se janë 631 gjoba, prej të cilave 105 për mosrespektim të masave anti-COVID.