Suharekë, shërohet edhe i infektuari i fundit nga COVID-19, tashmë asnjë rast aktiv

10.06.2022

Ndërsa, tash e disa ditë në Komunën e Suharekës nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv me COVID-19. Po ashtu, në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.221. Gjatë ditës së djeshme është shëruar edhe i infektuar i fundit nga COVID-19 në Komunën e Suharekës. Të […]

Suharekë, shërohet edhe i infektuari i fundit nga COVID-19, tashmë asnjë rast aktiv Foto: Ilustrim

Ndërsa, tash e disa ditë në Komunën e Suharekës nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv me COVID-19.

Po ashtu, në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.221.

Gjatë ditës së djeshme është shëruar edhe i infektuar i fundit nga COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë  4, Istog  1, Podujevë  1, Suharekë  1.

Kurse numri i rasteve aktive është 52, tashmë asnjë prej tyre në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 228,412 raste nga 1,843.291 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 3,139 raste të vdekjes.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 68 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.680 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.347 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.914 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.