Suharekë, shënon rritje numri i familjeve që marrin asistencë sociale

13.01.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës vazhdimisht përcjellë dhe transmeton të dhëna të natyrave të ndryshme, të cilat lidhen me jetesën, mënyren e jetesës, shkollimin, kulturën, shëndetësinë e të tjera. Muaj pas muaji ASK publikon të dhëna edhe për familjet dhe numrin e anëtarëve të tyre të cilat përfitojnë nga skema e nidhmës sociale, raporton SuharekaOnline. […]

Suharekë, shënon rritje numri i familjeve që marrin asistencë sociale Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës vazhdimisht përcjellë dhe transmeton të dhëna të natyrave të ndryshme, të cilat lidhen me jetesën, mënyren e jetesës, shkollimin, kulturën, shëndetësinë e të tjera.

Muaj pas muaji ASK publikon të dhëna edhe për familjet dhe numrin e anëtarëve të tyre të cilat përfitojnë nga skema e nidhmës sociale, raporton SuharekaOnline.

Që nga janari i vitit të kaluar deri në muajin dhjetor të po të njejtit vit, ASK-ja ka publikuar numrin e familjeve në Komunën e Suharekës të cilat marrin ndihmë sociale nga shteti, e që rezulton se përgjat vitit 2022 ka pasur rënie të numrit të cilat marrin asistencë sociale.

Kështu, në janar të vitit paraprak numri i familjeve që kanë përfituar nga asistenca sociale ka qenë 503, numër ky i cili përgjat muajve pasues ka shënuar rënie të dukshme, deri në muajin e fundit, pra në dhjetor është vërejtur një rritje e lehtë e këtyre familjeve.

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Suharekë, Sami Rrakaqi ka thënë se për SuharekaOnline se numri i familjeve në Komunën e Suharekës që përfitojnë nga skema e ndihmës sociale, vazhdimisht është i ndryshueshëm.

Ai ka njoftuar se gjatë muajit dhjetor në Komunën e Suharekës janë regjistruar gjithsej 454 familje me gjithsej 1.920 anëtar të cilat kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale, numër ky i cili po ta krahasosh me muajt e kaluar ka shënuar rritje, por që në krahasim me janarin e 2022 përsëri është më i vogël.

MuajiNumri i familjeve që kanë përfituar nga skema e ndihmës socialeNumri i anëtarëve të familjeve që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale
Janar, 20225032.236
Shkurt, 20224982.206
Mars, 20224932.179
Prill, 20224872.148
Maj, 20224792.114
Qershor, 20224832.130
Korrik, 20224732.080
Gusht, 20224572.005
Shtator, 20224541.997
Tetor, 20224511.974
Nëntor, 20224451.953
Dhjetor, 20224541.920

Poashtu, drejtori i QPS-Suharekë, Sami Rrakaqi ka thënë se gjatë vitit 2022 në QPS-Suharekë janë paraqitur 28 familje të reja të cilat kanë kërkuar ndihmë, prej tyre 25 janë aprovuar ndërsa tre të tjera jo.

I pyetur se cilat janë kërkesat e këtyre familjeve që kërkojnë ndihmë, Rrakaqi tha se shumica prej tyre kërkojnë mjete financiare, disa të tjera kërkojnë vesh-mbathje dhe ushqim.

Familjet nevojtare të Komunës së Suharekës, sipas Rrakaqit kryesisht jetojnë në viset malore, duke shtuar se të tilla ka edhe në qytetin e Suharekës.