Suharekë: Për 6 muaj mbi 70 aksidente trafiku

09.07.2021

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë. Të enjten në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 61 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë aksident ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 19 të tjera me persona të lënduar dhe […]

Suharekë: Për 6 muaj mbi 70 aksidente trafiku Foto: Ilustrim

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.

Të enjten në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 61 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë aksident ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 19 të tjera me persona të lënduar dhe 42 me dëme materiale raporton SuharekaOnline.

SuharekaOnline ka grumbulluar statistikat e aksidenteve për periudhën kohore janar-qershor në Komunën e Suharekës.

Sipas statistikave bëhet e ditur se gjatë muajve janar-qershor në Komunën e Suharekës kanë ndodhur gjithsej 73 aksidente trafiku.

Kështu ka bërë të ditur edhe në takimet e sigurisë lokale në Komunën e Suharekës, komandanti i Policisë në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, takime këto që udhëhiqen nga nënkryetarja e komunës, Mihrije Suka.

Numri më i madh i aksidenteve në Suharekës u shënua në muajin maj, ku në këtë muaj ndodhën 15 aksidente trafiku.

Në muajin janar ndodhën 13 aksidente, në shkurt 12 aksidente, në muajin mars ndodhën 8 të tilla, në prill 12, në maj 15 dhe në qershor 13 aksidente.

MuajiNr. i aksidenteve në Komunën e Suharekës
Janar 202113
Shkurt 202112
Mars 20218
Prill 202112
Maj 202115
Qershor 202113
TOTAL73