Suharekë, në tremujorin e katërt të 2021 nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 497 familje

18.02.2022

Nga ky publikim bëhet e ditur se në këtë periudhë nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 25 895 familje me gjithsej 102,904 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2,460 familje. Skema e ndihmës sociale ofron ndihmë të përkohshme financiare familjeve të cilat janë në […]

Suharekë, në tremujorin e katërt të 2021 nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 497 familje Foto: Ilustrim

Nga ky publikim bëhet e ditur se në këtë periudhë nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 25 895 familje me gjithsej 102,904 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2,460 familje.

Skema e ndihmës sociale ofron ndihmë të përkohshme financiare familjeve të cilat janë në varfëri dhe janë të përzgjedhura në përputhje me kriteret e parapara në ligj dhe në bazë të mjeteve të ndara për këtë qëllim nga Buxheti i Kosovës

Për të realizuar të drejtën në ndihmë sociale, të gjithë anëtarët e familjes duhet të jenë shtetas të Republikës së Kosovës dhe t’i plotësojnë kushtet për kategorizim në njërën prej kategorive të përcaktuara me ligj. Përjashtimisht, shfrytëzues të ndihmës sociale, mund të jenë edhe shtetasit e huaj të cilët: kanë leje qëndrimi në Kosovë, personat në cilësinë e azilkërkuesit, personat në cilësinë e refugjatit dhe personat të cilët gëzojnë mbrojtje të përkohshme dhe plotësuese.

Të drejtën në ndihmë sociale në kategorinë e parë e realizon familja në të cilën të gjithë anëtarët e familjes janë të varur sipas përkufizimit të dhënë më poshtë te person i/e varur dhe asnjëri prej tyre nuk është i punësuar.

Familjet që konsiderojnë se janë rast social sipas kategorisë së parë dhe të dytë i parashtrojnë kërkesë
me shkrim për ndihmë sociale organit përkatës-Qendrave për Punë Sociale në komuna.

Sipas raportit të ASK-së në tre mujorin e fundit të vitit 2021 numri i familjeve përfituese në Komunën e Suharekës ka shënuar rënie nga 517 sa ishte në janar të këtij viti, në 497.

2021Nr. i familjeve përfituese nga skema e ndihmës sociale – Suharekë
Janar517
Shkurt518
Mars521
Prill510
Maj510
Qershor507
Korrik502
Gusht490
Shtator496
Tetor500
Nëntor496
Dhjetor497