Suharekë, mbi 1,600 persona përfitues të pensionit të veteranit të luftës gjatë muajit shtator

25.10.2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” Shtator 2022. Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për veteranët e luftës sipas komunave në Kosovës. Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit shtator 2022 nga skema e pesnioneve për veteranët e […]

Suharekë, mbi 1,600 persona përfitues të pensionit të veteranit të luftës gjatë muajit shtator Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” Shtator 2022.

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për veteranët e luftës sipas komunave në Kosovës.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit shtator 2022 nga skema e pesnioneve për veteranët e luftës në Komunën e Suharekës kanë përfituar 1 mijë e 625 persona.

Bazuar në gjendjen e muajit shtator 2022, numri i përfituesve nga skema e pensioneve për veteranët e luftës ishte 36 mijë e 780. Numri më i madh i përfituesve ishte në Komunën e Deçanit me gjithsej 4 mijë e 56.

Numri i veteraneve lëviz, pasi që ende nuk iu ka ndërprerë e drejta e aplikimit për të përfituar nga kjo skemë në vazhdimësi ka aplikime te reja. Pas vdekjes së veteranit pensioni bartet tek bashkëshortja – bashkëshorti ose tek fëmijët nën moshën 18 vjeçare.

Në Komunën e Suharekës gjatë janarit 2022 ishin 1,625 persona përfitues të kësaj skeme, ku në shkurt ky numër ishte rritur në 1,633, në mars ishte zvogëluar për një, 1,632, kurse në prill numri i përfituesve ra përsëri në 1,625, në maj u rrit në 1,626 dhe në qershor ra në 1,624, ndërsa në korrik dhe gusht numri i përfituesve ka qenë 1,626, kurse në shtator ky numër ra në 1,625.

2022Nr. i veteranëve – Suharekë
Janar1,625
Shkurt1,633
Mars1,632
Prill1,625
Maj1,626
Qershor1.624
Korrik1,626
Gusht1,626
Shtator1,625