Suharekë, krahasuar me vitin 2020, në 2021 pati rënie numri i familjeve që përfituan nga ndihma sociale

23.06.2022

Agjencia e Statistikave së Kosovës (ASK) ka publikuar „Kosova në Shifra“ për vitin 2021. Kosova në Shifra është një nga botimet më të veçanta dhe të rëndësishme, sepse në vete përmban të dhëna të ndryshme statistikore. Në këtë publikim përmblidhen të dhëna statistikore në seri të ndryshme kohore, që kanë të bëjnë me Kosovën, kryesisht […]

Suharekë, krahasuar me vitin 2020, në 2021 pati rënie numri i familjeve që përfituan nga ndihma sociale Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave së Kosovës (ASK) ka publikuar „Kosova në Shifra“ për vitin 2021.

Kosova në Shifra është një nga botimet më të veçanta dhe të rëndësishme, sepse në vete përmban të dhëna të ndryshme statistikore. Në këtë publikim përmblidhen të dhëna statistikore në seri të ndryshme kohore, që kanë të bëjnë me Kosovën, kryesisht të dhënat e fundit në këtë publikim janë të dhënat e vitit 2021.

Në këtë publikim ofrohen të dhëna lidhur me asistencën sociale në të gjitha komunat e Kosovës, duke përfshirë të dhënat e vitit 2020 dhe atyre të 2021’s.

Sipas raportit të ASK-së, bëhet e ditur se në Komunën e Suharekës gjatë vitit 2021 ka pasur rënie të numrit të familjeve që kanë përfituar nga ndihma sociale, kjo krahasuar me vitin 2020.

Gjatë vitit 2020 në Suharekë ishin 517 familje me 2,318 anëtarë që përfituan nga ndihma sociale, e ky numër ra në 497 familje me 2,190 anëtarë.

Suharekë, ndihma sociale në vitin 2020FamiljeAnëtarëAnëtarë/Familje
5172,3184,48
Familjet dhe anëtarët e familjeve që kanë përfituar nga
ndihma sociale 2020
Suharekë, ndihma sociale në vitin 2021FamiljeAnëtarëAnëtarë/Familje
4972,1904,41
Familjet dhe anëtarët e familjeve që kanë përfituar nga
ndihma sociale 2021

Ndryshe, skema e Ndihmës Sociale është mbështetje dhe ofrim i ndihmës së përkohshme financiare për familjet që jetojnë në kushte jo të mira.

Skema e ndihmës sociale ofron ndihmë të përkohshme financiare familjeve të cilat janë në varfëri dhe janë të përzgjedhura në përputhje me kriteret e parapara në ligj dhe në bazë të mjeteve të ndara për këtë qëllim nga Buxheti i Kosovës.

Për të realizuar të drejtën në ndihmë sociale, të gjithë anëtarët e familjes duhet të jenë shtetas të Republikës së Kosovës dhe t’i plotësojnë kushtet për kategorizim në njërën prej kategorive të përcaktuara me ligj. Përjashtimisht, shfrytëzues të ndihmës sociale, mund të jenë edhe shtetasit e huaj të cilët: kanë leje qëndrimi në Kosovë, personat në cilësinë e azilkërkuesit, personat në cilësinë e refugjatit dhe personat të cilët gëzojnë mbrojtje të përkohshme dhe plotësuese.

Të drejtën në ndihmë sociale në kategorinë e parë e realizon familja në të cilën të gjithë anëtarët e familjes janë të varur sipas përkufizimit të dhënë më poshtë te person i/e varur dhe asnjëri prej tyre nuk është i punësuar.

Shuma mujore e ndihmës sociale e cila iu paguhet familjeve në varfëri ndryshon, sa më i madh që të jetë numri i anëtarëve të familjeve.