Suharekë, krahasuar me tremujorin e parë të 2021’s, në këtë vit shënuan rënie të hyrat vetanake

13.04.2022

Të hyrat vetanake të komunave nga tatimet dhe taksat përbëjnë shtyllën kryesore prej së cilës varet qëndrueshmëria financiare e një komune, ato kontribuojnë në shtimin e buxhetit të një komune dhe si të tilla përbëjnë burim të rëndësishëm të të ardhurave komunale. Sipas raportit tre mujor të të hyrave vetanake të Komunës së Suharekës figuron […]

Suharekë, krahasuar me tremujorin e parë të 2021’s, në këtë vit shënuan rënie të hyrat vetanake Foto: Ilustrim

Të hyrat vetanake të komunave nga tatimet dhe taksat përbëjnë shtyllën kryesore prej së cilës varet qëndrueshmëria financiare e një komune, ato kontribuojnë në shtimin e buxhetit të një komune dhe si të tilla përbëjnë burim të rëndësishëm të të ardhurave komunale.

Sipas raportit tre mujor të të hyrave vetanake të Komunës së Suharekës figuron se këto të hyra kanë shënuar rënie në krahasim me tre mujorin e parë të vitit të kaluar.

Kësisoj shuma totale e të hyrave vetanake në tre mujorin e parë të vitit 2022 kap vlerën 367,289.79 Euro, ndërsa në tremujorin e parë të vitit 2021 të hyrat vetanake në Suharekë kapën vlerën prej 385,831.1 Euro.

MuajiTotali i të hyrave vetanake
Janar 2021156,789.60 €
Shkurt 2021104,337.36 €
Mars 2021124,704.14 €
TOTAL385,831.1 €
MuajiTotali i të hyrave vetanake
Janar 2022105,482.09 €
Shkurt 202293,514.71 €
Mars 2022168,292.99 €
TOTAL367,289.79 €
Raporti-i-Realizimit-THV-Mars-2022