Suharekë, FSK do të mbajë ligjërata lidhur me sigurinë në përgjithësi dhe mjetet e pashpërthyera
- 22.12.2021

Ligjëratat do të mbahen nga ana e FSK-së lidhur me sigurinë në përgjithësi dhe për mjetet e pashpërthyera në veçanti.
Po ashtu nxënësve do t’u ligjërohet edhe për mbrojtje nga mjetet piroteknike, para festave të fundvitit.
Pjesë e takimit ka qenë edhe drejtori i DKA-së, Remzi Bajselmani, i cili do të koordinohet me stafin menagjues të Gjimnazit për orarin e mbajtjes së këtyre ligjeratave.