Suharekë, brenda dy muajve të fundit ndodhën 16 vjedhje

12.03.2022

Në çdo takim të sigurisë lokale që mbahet me nënkryetaren e Komunës së Suharekës, përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës çdo herë është prezent numri i vjedhjeve, ku vetëm dy javët e fundit të muajit shkurt ndodhën dy vjedhje. Vjedhje të tilla e të shumta të cilat kanë ndodhur kohëve të fundit kanë bërë […]

Suharekë, brenda dy muajve të fundit ndodhën 16 vjedhje Foto: Ilustrim

Në çdo takim të sigurisë lokale që mbahet me nënkryetaren e Komunës së Suharekës, përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës çdo herë është prezent numri i vjedhjeve, ku vetëm dy javët e fundit të muajit shkurt ndodhën dy vjedhje.

Vjedhje të tilla e të shumta të cilat kanë ndodhur kohëve të fundit kanë bërë që Policia e Kosovës të rris masat për parandalimin e këtyre veprave.

SuharekaOnline ka mbledhur statistikat e rasteve të vjedhjeve që janë raportuar gjatë periudhës Janar-Shkurt 2022 në stacionin policor në Komunën e Suharekës.

Brenda kësaj periudhe kohore në Komunën e Suharekës kanë nodhur 16 raste të vjedhjes.

Në muajin janar ndodhën 8 vjedhje, 6 prej tyre në dy javët e para dhe dy të tjera në dy javët e fundit, ndërkaq edhe në shkurt ndodhën 8 raste të vjedhjeve, 6 në dy javët e para dhe dy në dy javët e fundit.

MuajiNr. i vjedhjeve në Komunën e SuharekësDy javët e paraDy javët e fundit
Janar 2022862
Shkurt 2022862
TOTAL16124