Suhareka në top 10-she për nga numri i rasteve aktive me COVID-19

17.03.2022

Gjatë kësaj periudhe kohore është regjistruar edhe një rast i vdekjes nga ky virus. Në Komunën e Suharekës gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 3 raste pozitive me COVID-19 si dhe janë shëruar 6 qytetarë. Që nga paraqitja e rasteve të para me COVID-19 e deri tani në Suharekë janë konfirmuar 3,913 raste pozitive, […]

Suhareka në top 10-she për nga numri i rasteve aktive me COVID-19 Foto: Ilustrim

Gjatë kësaj periudhe kohore është regjistruar edhe një rast i vdekjes nga ky virus.

Në Komunën e Suharekës gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 3 raste pozitive me COVID-19 si dhe janë shëruar 6 qytetarë.

Që nga paraqitja e rasteve të para me COVID-19 e deri tani në Suharekë janë konfirmuar 3,913 raste pozitive, ndërkaq prej tyre deri tani janë shëruar 3,780 qytetarë, kurse 107 të tjerë e kanë humbur betejën e virusit.

Aktualisht në Suharekë janë 26 raste aktive me COVID-19, numër ky që e rendit si komunën e 7-të në vend me më së shumti raste aktive.

Tabelën për nga numri i rasteve aktive e kryesojnë Prishtina, Ferizaji, Gjilani e Prizreni.