Suhareka 10 orë pa rrymë!
- 09.12.2018
- 0 komente
Ditë më parë përmes një njoftimi për media KEDS kishte paralajmëruar se Komuna e Suharekës me fshatrat përreth do të kenë shkëputje nga rrjeti eletrik nga ora 8 e mëngjesit deri në ora 14.

Kjo nuk doli të jetë e vërtetë pasi që banorët e Komunës sonë edhe pse tani është ora pothuajse 18 po përballen me reduktime të rrymës, raporton SuharekaOnline.
Ndërprerje të tilla priten edhe në ditët dhe javët në vijim varësisht prej punimeve të KEDS-it.
Ditë më parë kryeministri Haradinaj kishte deklaruar se nëse vazhdon ky avaz nga ana e KEDS-it ata edhe mund ti largojmë nga Kosova duke ndërprerë kontratën.
Por siç edhe po shihet një gjë e tillë nuk po mirret parasysh nga këta të fundit ku më së miri e dëshmon fakti se në shumë pjesë te Kosovës reduktimet vazhdojnë kohë pas kohe.
KOMENTE1
[…] LEXO POASHTU: Suhareka 10 orë pa rrymë! […]