Suhareka në shifra, ky është numri i nxënësve dhe mësimdhësve në dy vitet e fundit

14.11.2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) kanë publikuar “Statistikat e Arsimit, 2020/2021” dhe 2021/2022. Ky publikim ofron informata statistikore për parashkollorë, arsimin fillor dhe të mesëm të ulët, arsimin e mesëm të lartë, arsimin special, si dhe informata statistikore për arsimin universitar për […]

Suhareka në shifra, ky është numri i nxënësve dhe mësimdhësve në dy vitet e fundit Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) kanë publikuar “Statistikat e Arsimit, 2020/2021” dhe 2021/2022.

Ky publikim ofron informata statistikore për parashkollorë, arsimin fillor dhe të mesëm të ulët, arsimin e mesëm të lartë, arsimin special, si dhe informata statistikore për arsimin universitar për sektorin publik dhe privat.

Sipas këtyre statistikave figuron që numri i nxënësve sipas gjinisë në arsimin publik në Komunën e Suharekës për vitin shkollor 2020/2021 është 10,203 ku prej tyre 5,341 janë meshkuj dhe 4,862 femra.

Ndërsa numri i mësimdhënësve në të gjitha nivelet është 809, ku prej tyre 10 janë në nivelin parashkollor, 623 në atë parafillor dhe të mesëm të ulët dhe 176 mësimdhënës në nivelin e mesëm, shkruan SuharekaOnline.

 #MeshkujFemraTotal
Suharekë524597

Numri i fëmijëve në arsimin parashkollor 0 deri < 5 vjeç

 #MeshkujFemraTotal
Suharekë338314652

Numri i fëmijëve në arsimin parafillor 5 deri 6 vjeç

 #MeshkujFemraTotal
Suharekë3,8623,5047,366

Nr. i nxënësve në arsimin fillor-mesëm të ulët

 #MeshkujFemraTotal
Suharekë1,0899992,088

Numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë

 #MeshkujFemraTotal
Suharekë5,3414,86210,203

Numri i nxënësve në institucionet publike parauniversitare

SuharekëShkolla ProfesionaleGjimnaz
Meshkuj771318
Femra444555
Total1,215873

Numri i nxënësve në shkolla profesionale dhe gjimnaze

SuharekëFemraMeshkujTotal
Parashkollor10010
Paraf.fillor dhe i mesëm i ulët350273623
I Mesëm i lartë70106176

Mësimdhënësit sipas niveleve

Ndërsa, sa i përketë numrit të nxënësve dhe mësimdhënësve për vitin shkollor 2021/2022, bëhet e ditur se numri i nxënësve në institucionet paruniversitare në të gjitha nivelet për 2021/2022 ka qenë 9,682, prej tyre 5,111 meshkuj dhe 4,571 femra.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim del se numri i fëmijëve në arsimin parashkollor ka qenë 115, 70 prej tyre meshkuj dhe 45 femra.

Në këtë nivel të arsimit përfshihen fëmijët e grupmoshave nga 0 deri në <5 vjeç.

SuharekëMeshkujFemraGjithsej
7045115

Numri i fëmijëve në arsimin parashkollor në Komunën e Suharekës për vitin shkollor 2021/2022

Numri i fëmijëve në arsimin parafillor në Komunën e Suharekës

Në këtë nivel të arsimit përfshihen fëmijet e moshës 5<6 vjeç dhe është i organizuar në çerdhe dhe në objektet e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta.

Sipas këtyre statistikave, bëhet e ditur se numri i fëmijëve në arsimin parafillor (5 – <6 vjeç) në Komunën e Suharekës ka qenë 614, 318 prej tyre meshkuj dhe 296 femra.

SuharekëMeshkujFemraGjithsej
318296614

Numri i fëmijëve në arsimin parafillor (5 – <6 vjeç) në Komunën e Suharekës për vitin shkollor 2021/2022

Numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët

Ky nivel i arsimit përfshin arsimin e obliguar 9-të vjeçar që korespondon me nivelet 1 dhe 2 të SNKA-së.

Sipas këtyre statistikave, bëhet e ditur se numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesme të ulët në Komunën e Suharekës ishte 6,945, 3,709 prej tyre meshkuj dhe 3,236 femra.

SuharekëMeshkujFemraGjithsej
3,7093,2366,945

Numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët në Komunën e Suharekës për vitin shkollor 2021/2022

Nxënësit në arsimin e mesëm të lartë

Niveli i arsimit të mesëm të lartë përfshin nivelin tre (3 ) sipas SNKA-së dhe organizohet në gjimnaze dhe shkolla profesionale.

Sipas statistikave të ASK-së, bëhet e ditur se numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë në Komunën e Suharekës për vitin shkollor 2021/2022 ishte 2,008, prej tyre 1,014 meshkuj dhe 994 femra.

SuharekëMeshkujFemraGjithsej
1,0149942,008

Numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë në Komunën e Suharekës për vitin shkollor 2021/2022

Numri i nxënësve nga Komuna e Suharekës në institucionet paruniversitare në të gjitha nivelet

Numri i nxënësve sipas gjinisë në komunën e Suharekës, në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

Sipas statistikave të ASK-së, bëhet e ditur se numri i nxënësve në institucionet paruniversitare në të gjitha nivelet për 2021/2022 ka qenë 9,682, prej tyre 5,111 meshkuj dhe 4,571 femra.

SuharekëMeshkujFemraGjithsej
5,1114,5719,682

Numri i nxënësve nga Komuna e Suharekës në institucionet paruniversitare në të gjitha nivelet

Ndërkaq, sa i përket numrit të mësimdhënësve në Komunën e Suharekës janë 781, prej tyre 325 meshkuj dhe 456 femra.

Mësimdhënësit sipas niveleve në Komunën e Suharekës:
Parashkollor: 13 mësimdhënës, të gjitha femra;
Parafillor dhe i mesëm i ulët: 600 mësimdhënës, 225 prej tyre meshkuj dhe 365 femra;
I mesëm i lartë: 168 mësimdhënës, 90 prej tyre meshkuj dhe 78 femra.