Situata me COVID-19 në Suharekë

31.08.2022

Në vendin tonë po vazhdon rënia e numrit të rasteve pozitive me COVID-19. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 1 mijë e 391 raste aktive me COVID-19. Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 57 raste aktive me COVID-19, ku dje u regjistruan dy […]

Situata me COVID-19 në Suharekë Foto: Ilustrim

Në vendin tonë po vazhdon rënia e numrit të rasteve pozitive me COVID-19.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 1 mijë e 391 raste aktive me COVID-19.

Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 57 raste aktive me COVID-19, ku dje u regjistruan dy raste të reja me këtë virus në komunën tonë, kurse janë shëruar dy qytetarë.

Ndërkaq në 24 orët e fundit në tërë Kosovën janë regjistruar 91 raste të reja me koronavirus, ndërsa janë shëruar 203 qytetarë.

Rastet pozitive me COVID-19 janë nga këto komuna: Prizren 21, Pejë 15, Klinë 11, Podujevë 9, Malishevë 6, Gjilan 5, Gjakovë 5, Prishtinë 4, Deçan 3, Suharekë 2, Ferizaj 2, Mitrovicë 2, Shtime 1, Kamenicë 1, Obiliq 1, Skenderaj 1, Rahovec 1, Junik 1.

Të shëruarit nga coronavirusi janë nga këto vende: Klinë 55, Prishtinë 48, Gjakovë 13, Skenderaj 12, Fushë Kosovë 12, Viti 11, Pejë 9, Malishevë 7, Mitrovicë 7, Prizren 5, Istog 5, Deçan 4, Ferizaj 3, Gllogoc 2, Suharekë 2, Gjilan 2, Kllokot 1, Kamenicë 1, Kaçanik 1, Podujevë 1, Rahovec 1, Obiliq 1.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 266,700.

Prej fillimit të pandemisë e deri tani në Komunën e Suharekës janë regjistruar gjithsej 5 mijë e 29 raste pozitive me COVID-19, ndërsa kanë vdekur 107 persona dhe janë shëruar 4 mijë e 865 qytetarë.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 46 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.538 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.506 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 104.994 doza të treta dhe 1,714 doza të katërta të vaksinës anti-COVID.